Apeli i jep të drejtë kardiologut Edvin Prifti të japë mësim në Universitet

Mjeku kardiolog Edvin Prifti i cili po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit ka fituar në Apel të drejtën për të dhënë mësim në universitetin publik të Mjekësisë.

Vendimi u dha sot nga gjykata e Apelit ndërsa e drejta për të ushtruar profesionin e mjekut është lënë ende e pezulluar deri në përfundim të hetimeve.

Kërkesën në Gjykatë ai e paraqiti për shkak të vendimit të Gjykatës e cila i ka pezulluar të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut.

Në shkurt të këtij viti ish shefi i kardiologjisë në QSUT ra në pranga pas një hetimi të Prokurorisë së Posaçme SPAK, për lirimet nga burgjet.

Kardiokirurgu Prifti akuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë lekë cash në zyrë e shtëpi.

Prifti po hetohet në gjëndje të lirë por Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të bërë rekurs vendimin e datës 2 Mars 2021 të Gjykatës të Apelit. 

Vetë mjeku Edvin Prifti ka pretenduar se pasuria e tij buron nga pronat e trashëguara nga e shoqja, nga paga e tij në punën si mjek por edhe nga seminaret dhe aktivitetet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë.