“Surprizë” - Tronditet peshkatari në Karolinën e Jugut, kap gabimisht një Alligator, shikoni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 15:54
Një peshkatar i Karolinës së Jugut u befasua më 20 Maj, kur teksa po peshkonte papritmas ka kapur një Alligator, në një kënetë të ujërave të kripura në Murrells Inlet.
Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihet momenti ku kapiteni Robert Birchmeier i Pawleys Island Beach në Creek Guide Service, tërheq aligatorin dhe e rrotullon në det.
Zvarraniku përplaset në ujë dhe pastaj zhytet përsëri nën sipërfaqe