E pyesin për Berishën non - grata, Rama flet për objektivat: Të shmangim telenovelën rraskapitëse
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte ditën e sotme, 26 maj në sheshin "Skënderbej" dhe i pyetur se çfarë mendon për vendimin e DASH i cili shpalli zotin Berisha "non grata" tha se është 100% i fokusuar te punët.
Zoti Rama tha se ka më shumë rëndësi se sa vaksina bëhen në ditë dhe se sa përmbushen objektivat e Partisë Socialiste.
"Unë jam 100% i fokusuar te punët, ne se kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë dhe pas fushatës dhe nga ana tjerë jam shumë i vendosur që ne të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit politik dhe të shmangim ato aspekte që e kanë kthyer për shumë vite jetën politike të vendit në një telenovelë rraskapitëse.
Për mua ka më shumë rëndësi se sa vaksina kryhen gjatë ditës, se sa përparojnë kantieret e ndërtimit, se sa të gjitha angazhimet tona përmbushen dhe mbi të gjitha ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe së shpejti do dalim para shqiptarëve me mandatin e tretë," tha Rama.
I pyetur nëse kishte vendosur se cilin mandat do të pranonte atë të Durrësit apo Vlorës, kryeministri nuk pranoi të përgjigjej dhe u largua.
