One Telecommunication rezultate të shkëlqyera në testimin e kryer nga Umlaut, merr 895 pikë nga 100
Rrjeti i One Telecommunication arrin rezultate të shkëlqyera në testimin e kryer nga Umlaut për vitin 2021, në lidhje me mbulimin me brezin e gjerë të frekuencave dhe shpejtësinë e shkarkimit nga interneti.
Organizata ndërkombëtare, e njohur për testimet në rrjetet e telefonisë së lëvizshme, sapo ka bërë publike rezultatet për këtë vit, ku One Telecommunication vlerësohet si operatori “Më i mirë në testim”.
Çmimi u dorëzua në distancë nga Hakan Ekmen, Drejtor Ekzekutiv i Telekomunikacionit në kompaninë Umlaut.
“One është operatori që u vlerësua më mirë në testimet për mbulimin me brez të gjerë dhe shpejtësi shkarkimi për klientin.”
One Telecommunications ka marrë 895 pikë nga një total prej 1000 pikësh në testimin e rrjetit të lëvizshëm. Mbulimi me sinjal në brezin e gjerë të frekuencave dhe shpejtësia e shkarkimit nga interneti, janë kategoritë kryesore ku rrjeti One u shpall fitues ndaj operatorëve në vend.
“Nga teknologjia jonë 4G+ dhe siguria e saj përfitojnë të gjithë qytetarët. Rrjeti One është i sigurt, i shpejtë dhe i besueshëm. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë investimet për tu konfirmuar si operatori i preferuar në Shqipëri”.
Kjo arritje përkon me një moment historik për kompaninë, që është 25-vjetori në tregun shqiptar të telekomunikacionit.
"Sot është një ditë e veçantë pasi ky udhëtim vazhdon, teknologjia nuk ka limite, ajo i shërben njerëzve."
One Telecommunications mbulon 98,5% të popullsisë me sinjal 4G, ofron mbulim 7 herë më të mirë në mjediset e brendshme, si edhe ka shënuar shpejtësinë më të madhe të shkarkimit nga interneti në vend, prej 1,2 Gpbs.

