Meta drejt shkarkimit, raporti përfundimtar duhet të votohet nga Parlamenti, nevojiten 94 vota
Socialistët e komisionit hetimor janë gati për ta çuar në Parlament propozimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.
Të majtët, jo vetëm, janë të vendosur për ta larguar ish aletatin e tyre nga detyra e Kreut të Shtetit, por edhe paraljmëruan se disa nga deklaratat dhe qëndrimet e tij përbëjnë vepër penale dhe mund të përballet me burgun.
"Gjykoj se përtej shkeljes kushtetuese mund të ketë dhe vepër penale" tha Alket Hyseni.
“Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje apo shpifur për to, apo duke kërkuar përdorimin e dhunës apo veprimeve arbitrare dënohen me burgim 2- 8 vjet” u shpreh Klotilda Bushka.
Anëtarët e komisionit hetimor i renditen Presidentit të gjitha shkeljet, që sipas tyre, i ka kryer para dhe gjatë fushatës elektorale.
Shkelja e betimit të presidentit
Shkelja e detyrimeve kushtetuese për të qenë përfaqësues i unitetit të popullit
Cënim i të drejtave kushtetuese të individëve.
Cënim i procesit zgjedhorë
Cënim i sigurisë dhe rendit
Cënim i marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë
Cënim i imazhit të vendit
Deri në fund të javës pritet që të përpilohet raportit përfundimtar për t’u depozituar në Parlament, që më pas deputetët socialistë dhe të opozitës, në ditë e fundit të mandatit të tyre, të votojnë pro shkarkimit të Ilir Metës. Për shkarkimin maxhorancës i duhen 94 vota.

