LSI nuk merr mandat në Durrës, KAS i gjen 31 vota tepër PD-së dhe 26 PS-së

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur të marrë dot mandatin as në Durrës.

KAS mbylli pasditen e sotme, 26 maj, rinumërimin e 108 kutive të votimit nga të cilat LSI mori një votë më pak nga sa ishte deklaruar në KZAZ.

Po ashtu komisionerët i kanë hequr dhe PD 31 vota dhe 26 i janë hequr PS.

Në këtë mënyrë i është dhënë fund debatit për qytetin bregdetar.

Paralelisht me rinumërimin, KQZ ka bërë të ditur se dhe prokuroria e policia kanë nisur procedurat e hetimit, pasi kanë kërkuar të kenë në dispozicion materiale dhe video të momentit të numërimit në të paktën 10 raste.

Bëhet falë për qarqet Tiranë, Gjirokastër, Shkodër e Elbasan. Në kërkim me akuzën për blerje votash vazhdon të jetë kandidati i LSI për Tiranën, Etion Joka.

Në total në shkallë vendi janë duke u hetuar mbi 190 procedime për krime zgjedhore nga të cilat rreth 33 janë në SPAK.