Kraki: Vlerësimi i zgjedhjeve e Ramës në bllok nuk më duket produktiv, edhe pse e thonë SHBA

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, studiuesi Nezir Kraki u shpreh se nga vendimi për shpalljen e Berishën non grata nuk pret asgjë.

Ai tha se validimi i zgjedhjeve dhe Edi Ramës në bllok që ka korruptuar shoqërinë, nuk duket produktiv, pavarësisht se e thonë amerikanët.

Kraki: Unë nuk pres asgjë nga ky vendim, as nisjen e një cikli të ri politik, dhe as një përkujdesje të veçantë të SHBA-ve për politikën tonë. Nuk mund të normalizohet Shqipëria, kur pas gjithë atyre raporteve negative nuk i kërkohet të paktën qeverisë e drejtësisë që të ndriçonte rastet me dyshim dhe t'i drejtonte edhe PD-së se vërejtjet e saj janë dëgjuar.

Validimi i zgjedhjeve dhe Edi Ramës në bllok dhe që ka korruptuar shoqërinë, mua nuk më duket produktive, pavarësisht se e thonë amerikanët.