Vidhet Njësia Administrative e Shënkollit në Lezhë, grabitësit marrin vetëm 2 aparate fotografikë
Zyrat e Njësisë Administrative të Shënkollit në Bashkinë Lezhë u grabitën me thyerje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe është konstatuara mëngjesin e së mërkurës, 26 maj kur punonjësit kanë shkuar në punë.
Ata lajmëruar menjëherë policinë dhe nga verifikimet rezultoi se hajdutet kanë hyre nga dritarja dhe kanë hapur me force dyert e disa zyrave.
Hajdutët kanë marrë dy kamera në zyrën e prodhimit të dokumenteve të identifikimit, ndërsa administratorja thotë se nuk janë dëmtuar dokumentet zyrtare.
"Janë marrë dy aparate fotografikë te zyra e aleatit, absolutisht asnjë dokument nuk është dëmtuar. Vetëm sirtarët, edhe vulat janë aty," thotë ajo.
Ekspertët e policisë së Lezhës, morën gjurmë dhe prova që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Sipas të dhënave godina e Njësisë Administrative të Shënkollit nuk ka roje nate dhe as kamera sigurie, ndërsa prej kohesh aty ishte e vendosur dhe qendra shëndetësore e fshatit Shënkoll.
