I gjendet lëndë narkotike në banesë, arrestohet 26 vjeçari në Durrës, procedohen 2 të tjerë

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

Sipas njoftimit të bluve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.H., 26 vjeç,  banues në Durrës si dhe u procedua në  gjendje të lirë shtetasi K.S., 25 vjeç, banues në Durrës.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.15, Durrës gjatë kontrollit personal dhe në banesë të ushtruar shtetasve të mësipërm  iu gjetën doza lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

Gjithashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.P., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në  lagjen Nr.18 Durrës, gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrës për veprime të mëtejshme.