Tempora - Kërkohet një lider për opozitën, profili i 4 kandidatëve për të kreun e PD-së

4 kandidate për të marrë drejtimin e partisë më të madhe në opozitës, Partisë Demokratike. Data e zgjedhjeve në Parti, 13 qershor.

 Për Lulzim Bashën, kryetarin aktual, kjo është gara e tretë për një mandat të tretë në krye të selisë blu. Për herë të parë mes kandidatëve për kreun e PD-së është një grua.

Për herë të parë në garën për kreun e selisë blu, kandidati që surprizoi me rezultatin personal në zgjedhjet e 25 prillit. Katër alternativat përballë anëtarësisë demokrate janë: Edit Harxhi, Fatbardh kadilli, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha.  

Tempora ju sjell biot e shkurtra të kandidatëve, që synojnë të marrin drejtimin e PD, partia e parë opozitare në vend pas shembjes së regjimit komunist.

Lulzim Basha: I lindur në tiranë, diplomuar në Utreht të Hollandës për juridik, Lulzim Basha fillimisht punoi për tribunalin e Krimeve te luftës ne ish Jugosllavi, si pjesetar i grupit investigues te krimeve te luftes nga forcat serbe.

Basha iu bashkua Partisë Demokratike në vitin 2004 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP). Basha u bë anëtar i kryesisë së partisë në maj të atij viti, ku shërbeu si zëdhënës partisë gjatë zgjedhjeve parlamentare vitit 2005, zgjedhje në të cilat u zgjodh edhe deputet për herë të parë në Tiranë.

Me ardhjen e demokratëve në pushtet Lulzim Basha u zgjodh në kabinetin qeveritar të kryeministrit berisha si ministër i Transportit dhe dy vite më vonë, në 2007 si Ministër i Jashtëm.

Ndërkohë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009,Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit,dhe menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar Berisha 2, Basha emërua si Ministër i Brendshëm. Ndërkohë dy vite më pas, në 2011, Basha  u bë pjesë e garës për Bashkinë e Tiranës, duke sfiduar Edi Ramën me 3 mandate në këtë detyrë, dhe u zgjodh me një diferencë shumë të ngushtë si qytetari i parë i kryeqytetit.

or pas zgjehdjve të 2013, kohë kur demokratët kaluan në opozitë, lideri historik Sali berisha dha dorëheqjen duke hapur kështu garën për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha shpalli kandidaturën në zgjehdjet ku u zbatua për herë të parë parimi “një antare një votë” dhe ku fitoi me 80% të votave përballë të ndjeri Sokol Olldashi.

Ndërkohë në 2017 Basha u rkthye në kuvend por sërish mbeti në opozitë, ndaj kërkoi sërish votëbesimin e antarësisë përballë një prej themeluesve të PD Eduart Selami. Sot Lulzim Basha kërkon një mandat të tretë për drejtimin e Partisë Demokratike.    

Edith Harxhi: Një studente e dhjeorit ’90, gjithmonë një zë i fortë dhe i rëndësishëm për partinë Demokratike, Etith Harxhi është e vetmja grua në garën për të marrë drejtimin e selisë Blu, e ku përballë ka 3 burra.

Zonja Harxhi ka qenë gjithnjë pjesë e PD por vetëm në një rast ajo ka zgjedhur që të përfshihet si zyrtare në qeveritë e Sali berishës në pozicionin e ZV Ministres së Jashtme, pozicion që e ushtroi për 8 vite me radhë nga viti 2005 deri në 2013. Zonja Harxhi ka studiuar në Universitetin e Edinburgut, Britani e Madhe dhe është diplomuar me Bachelor of Arts në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Më vonë, ka kryer vitin e parë të Doktoraturës (Ph.D.) në Universitetin Bilkent të Ankarasë.  

Karriera e saj 24 vjecare është  mjaft e pasur si lektore në universitete në Tiranë dhe Kosovë, partnere e një sërë organizatash kombëtare dhe ndërkombëtare, konsulente ndërkombëtare në Kosovë si pjesë e Misionit UNMIK etj. Që prej 2014 e në vazhdim Edith Harxhi është  themeluese, anëtare e bordit dhe Drejtore Ekzekutive e Qëndrës “Albanina Policy Center” (APC).

Nëpërmjet kësaj qendre zonja Harxhi ka organizuar dhe drejtuar konferenca te shumta për Ballkanin dhe më gjerë, me focus hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë ne BE, qeverisjen, politikat publike, politikat ekonomike dhe çështje të politikave të jashtme.

Fatbardh Kadilli: Fatbardh Kadilli ka lindur me 1 Tetor 1966. Kadilli është pjesë e një familje që vuajti persekutimin politik me pushkatime, burgosje dhe internime.  

Shkollimi iu mohuar nga persekutimi politik, dhe ai arriti të studiojë vetëm pas rrëzimit të diktaturës në fakultetin e Filologjisë dhe në atë të Shkencave Sociale. Fatbardh Kadilli është angazhuar në jetën politike dhe publike që prej 8 dhjetori 1990, si pjesëmarrës në protestën e parë  antikomuniste qe solli rrezimin e diktaturës.  

Angazhimin e tij në politikë e pati që herët, fillimisht si ekspert në Kabinetin e Kryeminsitrit Meksi.  

Për disa vite, Kadilli ndjek karrieren si konsulent në disa organizata ndërkombëtare, si UNICEF, USAID; etj. Anëtar prej shumë vitesh në Këshillin Kombëtar dhe si Koordinator i KOP - Kadilli është autori i Platformës Antikorrupsion në PD për zgjedhjet e 2005.

Me ardhjen e demokratëve në pushtet, Kadilli iu bashkua kabinetit të Kryeministret Berisha si këshilltar për politikat antikorrupsion.

Kadilli mori për herë të parë mandatin e deputetit në zgjehdjet e përgjithshme të 2009 në qarkun e Korcës. Me kalimin në opozitë të PD në 2013, Kadilli u përfshi në proceset e riorganizimit të Partisë ndërsa me krijimin e forumeve të reja zgjidhet anëtar i Kryesisë dhe mban funksionin politik të Sekretarit Politik për Burimet Njerezore të PD.

Fatbardh Kadilli ishte i pari që kërkoi largimin e Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit duke e konsideruar drejtimin e partisë nga Basha si Projekt i shtërruar. Kandidon për herë të parë për postin e kryetarit të selisë blu nën moton: “Nuk kemi kohë për të humbur. Të fillojmë menjëherë punën për mobilizimin e energjive tona politike për një opozitë të re.”

Agron shehaj: Shumëkush e konsideroi suprizë kandidimin e deputetit të zgjehdur Agron Shehaj për kryetar të partisë Demokratike.

Kur shumë emra qarkullonin ne media si kandidatë, vetë Agron Shehaj në afatet e fundit të dorëzimit të kandidimit lamjmëroi nëpërmje  rrjeteve sociale se do të bëhej pjesë e garës për zgjedhjet e 13 qershorit në PD. Agron Shehaj lindur më 8 dhjetor 1977 në qytetin e Vlorës, është sipërmarrës, i cili për vite më radhë studioi dhe punoi jetoi në Itali.

Ne vitin 2005 Shehaj vendos të kthehet në Shqipëri ku edhe i ngjiti me shpejtësi shkallët e suksesit në fushën e biznesit të telemarketingut. Në vitin 2017 Agron Shehaj u bë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës, aty ku edhe u zgjodh deputet.

Përgjatë aktivizmit të tij politik si opozitar Shehaj ka spikatur kryesisht në denoncimin e tenderave korruptive përmes PPP, mbrojtjes së teatrit dhe mjaft çështje sensitivë. Në zgjedhjet e 25 prillit Shehaj kandidoi në qarkun e Tiranës ku edhe surprizoi jo pak me votën personale të marrë nga qytetarët.

Sot Agron Shehaj synon të marrë për herë të parë drejtimin e Partisë Demokratike, e cila sipas tij ka nevojë për energji të reja, vizion të ri dhe drejtim të ri.