Aksident në Yzberisht, makina përplas fëmijën 6 vjeç

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Yzberisht, ku  një makinë  ka përplasur një fëmijë të moshës 6 vjeç.

Policia bën me dije se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Në Yzberisht, rreth orës 21:30, mjeti me drejtues shtetasin M. Gj., 29 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë të moshës 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.