Tempora - Profil i kandidates Edith Harxhi, e vetmja grua në garë për kreun e PD-së

Data e zgjedhjeve në Parti, 13 qershor. Për Lulzim Bashën, kryetarin aktual, kjo është gara e tretë për një mandat të tretë në krye të selisë blu.

Për herë të parë mes kandidatëve për kreun e PDsë është një grua. Për herë të parë në garën për kreun e selisë blu, kandidati që surprizoi me rezultatin personal në zgjedhjet e 25 prillit.

Katër alternativat përballë anëtarësisë demokrate janë: Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha.  

Tempora ju sjell bio-t e shkurtra të kandidatëve, që synojnë të marrin drejtimin e PD, partia e parë opozitare në vend pas shembjes së regjimit komunist.

Edith Harxh është një studente e dhjetorit ’90, gjithmonë një zë i fortë dhe i rëndësishëm për partinë Demokratike, Etith Harxhi është e vetmja grua në garën për të marrë drejtimin e selisë Blu, e ku përballë ka 3 burra.

Zonja Harxhi ka qenë gjithnjë pjesë e PD por vetëm në një rast ajo ka zgjedhur që të përfshihet si zyrtare në qeveritë e Sali Berishës në pozicionin e zv. Ministres së Jashtme, pozicion që e ushtroi për 8 vite me radhë nga viti 2005 deri në 2013.

Zonja Harxhi ka studiuar në Universitetin e Edinburgut, Britani e Madhe dhe është diplomuar me Bachelor of Arts në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

 Më vonë, ka kryer vitin e parë të Doktoraturës (Ph.D.) në Universitetin Bilkent të Ankarasë.

Karriera e saj 24-vjeçare është  mjaft e pasur si lektore në universitete në Tiranë dhe Kosovë, partnere e një sërë organizatash kombëtare dhe ndërkombëtare, konsulente ndërkombëtare në Kosovë si pjesë e Misionit UNMIK etj.

Që prej 2014 e në vazhdim Edith Harxhi është  themeluese, anëtare e bordit dhe Drejtore Ekzekutive e Qëndrës “Albanina Policy Center” (APC).

Nëpërmjet kësaj qendre zonja Harxhi ka organizuar dhe drejtuar konferenca te shumta për Ballkanin dhe më gjerë, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë ne BE, qeverisjen, politikat publike, politikat ekonomike dhe çështje të politikave të jashtme.