Harxhi: PD-ja nuk ka vendosur nëse do të futet në Kuvend, thonë se nuk i njohin zgjedhjet
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidatja për kreun e PD-së, Edit Harxhi u shpreh se PD-ja nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë në Kuvend.
Ajo tha se ka vetëm një deklaratë nga Basha që nuk do të njohë zgjedhjet, por do të futet në Parlament.
Harxhi: Vendimi për mbajtjen e mandatit është një vendim i tillë i tij. Ai ka bërë mirë që ka bërë një ndarje mes hapjes së çështjes gjyqësore dhe PD-së. Unë uroj që gjërat të shkojnë mbarë dhe të pastrohet ajo që ai e ka quajtur si një prekje në dinjitet.
PD-ja nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë në Kuvend. Ka vetëm një deklaratë nga Basha që nuk do të njohë zgjedhjet, por do të futet në Parlament. Berisha ka një trashëgimi në PD, por ai e ka thënë vetë se vitet e fundit nuk ka marrë vendime, por vetëm mbështetës i Bashës. Për këtë e bëj përgjegjës për situatën brenda PD-së dhe për humbjet e saj.

