Harxhi: Berisha është institucional, djegia e mandateve në 2019 ka qenë vendim i Bashës


Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi, nuk e sheh vendimin e DASH ndaj Berishës të lidhur me mosnjohjen e zgjedhje të 25 prillit.

E ftuar në "Tempora", ajo thotë se Berisha nuk ka bërë asnjë deklaratë ku të ketë artikuluar kontestimin e tyre.

Duke deklaruar se zoti Berisha ka qenë dhe është institucional, ajo thotë se edhe vendimi për djegien e mandateve në 2009 ka qenë i Bashës.

Edith Harxhi: Personalisht nuk mendoj se kjo dosje apo ky vendim ka lidhje me qëndrimin e Berishës për zgjedhjet. Ka qenë Lulzim Basha që ka dalë në 26 prill në mbrëmje duke deklaruar se edhe i njohim por mund të mos hyjmë, i kemi humbur por mund të mos i njohim. Ditën e dytë ka pasur një deklaratë të dytë dhe të tretë më vonë që hyjmë në parlament por nuk do ti njohim. Berisha ka bërë një status në facebook ditën e parë pas zgjedhjeve ku nuk ka thënë i njohim apo nuk i njohim këto zgjedhje, nuk ka folur për futjen apo jo në parlament. Berisha është institucional dhe ka qenë gjithmonë i tillë, nuk besoj që ka qenë ai që ka vendosur për djegien e mandateve në 2019. E ka pranuar publikisht që nuk ka marrë pjesë në atë vendim, madje ka sugjeruar që mund të kishte pasoja të mëdha.Ka qenë një vendim i Bashës. Ka një ndryshim të madh mes vjedhjes së zgjedhjeve dhe kontestimit të tyre. Vjedhja me mosnjohjen dy hapa larg. Vjedhje, e pranoj dhe unë, ka pasur, por ka pasur përpara ditës së votimit.