Vidhet shtëpia e deputetit, autorët marrin 5 mijë euro, armë e bizhuteri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 10:54
Shtëpia e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku është grabitur mbrëmjen e djeshme, 25 maj rreth orës 19:30.
Mediet kontaktuan deputetin Lushtaku për të mësuar më shumë detaje.
Ai nuk e mohoi vjedhjen, por nuk dha më tepër detaje.
Burimet e medies brenda policisë bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e deputetit dhe kanë vjedhur 5 mijë euro, stoli ari, një armë me dy karikatorë dhe rreth 30 fishekë (me lejë).
Policia ka filluar hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
