Xharra: Mendova se Berisha u shpall non grata për lidhjet me Al-Qaedën, ka penguar Vettingun

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetarja Arbana Xharra u shpreh se mendoi se Berisha është shpallur non grata për shkak të atyre që ajo i quajti si lidhje të mëparshme me Al-Qaedën.

Xharra: Unë sapo pashë lajmin pa e lexuar fare pse ishte në listë të zezë Berisha, konsiderova se ishte arsyet për lidhjet e tij të mëparshme me organizata terroriste Al-Qaida, për të cilat unë gjatë denoncimeve të miat kam hasur të dhënave dhe është shkruar nga autorë të tjerë.

Është mësuar se ky vendim për Berishën ka ardhur si pasojë e luftës së tij kundër Vettingut. Ky është jnë projekt etik i amerikanëve, lidhur edhe me pasurimin e tij dhe familjes së tij. Ne nuk mund të dyshojmë se DASH-i del një vendim të tillë pa pasur fakte.