Nis vaksinimi i punonjësve të transportit publik
Punonjësit e transportit publik janë kategoria e radhës që janë përfshirë në fushatën e vaksinimit.
Janë në total mbi 4700 të punësuar dhe vetëpunësuar në këtë sektor të cilëve do tu injektohen dozat e prodhimit rus Sputnik.
Dashnor Memaj, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban e sheh vendimin si të vonuar por të domosdoshëm.
"Është një shans për transportin, e kemi kërkuar prej kohësh një gjë të tillë.U munduam të lajmërojmë të gjithë por në vazhdim do të njoftojmë të tjerë."
Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu tha se vaksinimi i këtij grupi të riskuar është një hap i rëndësishëm.
Punonjësit e transportit publik u shfaqën të kënaqur me përfshirjen në skemën e vaksinimit edhe pse shprehen se duhet të ishin përfshirë më herët në këtë proces.
"Duhet të ishim të parët fare sepse ne jemi ata që përballemi drejtëpëdrejtë me qytetarët. Prapë faleminderit që e bënë dhe këtë."
Me avancimin e procesit pritet që të ulet në vijim fasha e grupmoshës.
