"Skenë përdhunimi" para bashkisë së Shkodrës, kërkohet ashpërsimi i dënimeve ndaj abuzuesve
Me një inskenim të një skene përdhunimi në sheshin përpara bashkisë Shkodër nisi protesta e shoqërisë civile dhe qytetarëve shkodranë, kundër rastit më të fundit të abuzimit në vendit tonë, ai i 15-vjeçares në Mirditë.
Me pankarta në duart dhe me thirrjet "ndal përdhunimit, denonco", vajzat dhe gratë shkodrane, të rinjë e të reja bëjnë thirrje që të ashpërsohen ndëshkimet ndaj abuzuesve si dhe shoqëria të mos heshtë përballë këtij fenomeni.
Qytetarët kërkojnë që institucionet të marrin masa dhe ti parandalojnë këto ngjarje.
Protestës ju bashkuan edhe dy deputetet e reja të dala nga zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e Partisë Demokratike, Greta Bardeli dhe Emilia Koliqi. Si nëna vajzash, por tashmë edhe si ligjvënese ato kanë këtë apel.
Organizimi i qendres rinore "Arka" dhe shoqatës "Gruaja tek gruaja" u mbyll me një marshim në pedonalen e Shkodrës.

