Firma nuk po punon prej 6 muajsh, banorët në Ishëm: Mos të na gjejë dimri i tretë përjashta
Rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit prej afro 6 muajsh ka mbetur pezull. Banorët shprehen se janë ankuar dhe tek inxhinieri i firmës dhe tek administrator i njësisë por deri më sot ende nuk kanë marrë zgjidhje. Banorët kërkojnë ndëryrjen e shtetit tek firma që po bën punimet në mënyrë që të zgjidhet sa më parë problem i tyre.
Prej afro 6 muaj rindërtimi i shtëpive në fshatin Gjoricaj të Ishmit ka mbetur në vendnumëro.
Banorët thonë se nuk po punohet dhe se për këtë situatë kanë telefonuar dhe inxhinierin e firmës.
"I thashë pas Bajramit do fillojmë, po vjen Bajrami tjetër, si do t'ia bëjmë?"
"Shkojnë dhe vijnë, unë në barake. Të na japin një sqarim të paktën. Mos të na gjejë dimri i tretë përjashta."
Për problemin janë ankuar dhe tek administrator i njësisë Ishëm.
"Isha në komunë dhe thanë që duhet të vazhdojë puna."
"Jemi në dorë të Zotit."
Shpresat për tu futur në shtëpitë të reja i kanë të pakta ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

