Agron Shehaj: Nëse do të jem kryetar i PD-së, s’do ketë kurrë bashkëqeverisje me PS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2021, 18:21
Kandidati për Kryetar i PD, Agron Shehaj, është shprehur se nëse do të jetë kryetar i ardhshëm i PD-së, s’do të bëjë kurrë qeverisje me Ramën.
Në një deklaratë për mediat, Shehaj thekson qartë se ai është barazdistancuar nga PD dhe gjithë kandidatët në këtë moment .
"Më vjen keq që është interpretuar si distancim, nuk është distancim. Jemi të gjithë kandidatë dhe duhet të jemi neutralë në raport me PD. Jo zgjedhja e PD për të bërë konferencë, por një barazdistancim nga PD. Nëse do të jem kryetar i PD nuk do të ketë asnjë mënyrë qeverisje."- tha ai.

