Ju flet Moska - A nuk duhet të ishin familjarët e Enver Hoxhës non grata në SHBA

A nuk duhet të ishin familjarët e Enver Hoxhës non grata në SHBA ishte tema e kësaj të hëne në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: SHBA ka shpallur Sali Berishën dhe anëtarë të tij të familjes persona të padëshirueshëm. Unë bëj një pyetje të thjeshtë: pse nuk janë shpallur të tillë edhe pjesëtarët e familjes së Enver Hoxhës. Enver Hoxha ka shkruar një libër "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë". Është i vetmi udhëheqës i vendeve komuniste që shkroi një libër anti-amerikan.

Enver Hoxha u soll më agresivisht me Amerikën se sa vetë Korea e Veriut. Diplomatët Amerikën u larguan nga Shqipëria në vitin 1946 dhe u akuzuan se kanë sabotuar tharjen e një kënete në Maliq. Në fakt këneta u sabotua nga vetë ata.

Po të marrësh ato që kanë thënë për Berishën, për Enver Hoxhën janë edhe 1000 herë më shumë të vërteta. Pra, do të ishte një gjë shumë e thjeshtë që familjarëve të Hoxhës tu ndalohet hyrja në SHBA për të njëjtën gjë që i është ndaluar familjes së Berishës.

Tani lind pyetja pse nuk e bëri Amerika këtë gjë? Nuk e bëri sepse PS-ja në pushtet, që hiqet si pro-amerikane, nuk e fal dënimin e Enver Hoxhës. Familjarët e Enver Hoxhës non grata nuk e pranon PS-ja dhe rebelohet ndaj Amerikës sepse nuk ka bërë një rezolutë për dënimin e Enver Hoxhës.