Arrestimi i gazetarit bjellorus, Merkel: Ngjarje e paprecedent dhe absurde
Kancalerja gjermane Angela Merkel, në lidhje me rastin e ditës së djeshme në Minsk ku u arrestua gazetari Roman Protasevich.
Sipas mediave të huaja, gjatë rrugës së saj për në samitin e Këshillit Europian në Bruksel, Merkel bëri thirrje për sanksione të mëtejshme kundër zyrtarëve Bjellorusë dhe ndalim të fluturimeve.
Mësohet se veprimet e autoriteteve të Bjellorusisë i ka quajtur pa precedentë dhe të papranushme.
Presidenti Biden dënon sulmet kundër komunitetit hebre
24 Maj, 17:12
“Ne pamë një ulje të detyruar që çoi në arrestim. Të gjitha shpjegimet e tjera për uljen e fluturimit Ryanair janë plotësisht të papranueshme.”-tha Merkel.
Gazetari Roman Protasevich u arrestua në Minsk me urdhër të Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Bjellorusia lëshoi alarm se në bordin e avionit Ryanair kishte lëndë shpërthyese, por qëllimi ishte kapja e gazetarit i cili ishte dënuar me vdekje, pasi kishte dalë kundër Lukashenko-s.

