Shehaj shpall vizionin: PD i duhet një kryetar i pakorruptuar dhe i pakorruptueshëm për të mundur Ramën
Dy ditë pasi shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, shpalli në një konference për mediat vizionin e tij për drejtimin e partisë më të madhe opozitare.
Me nota kritike, ai tha se PD i duhet një kryetar i pakorruptuar dhe i pakorruptueshëm për të mposhtur regjimin e Ramës dhe për ta sjellë në pushtet të djathtën.
Shehaj: Udhëheqja aktuale po pëërpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme. Normale, pa reflektuar dhe pa ndryshuar asgjë. Kandidimi im nuk është përpjekje për të marrë një post por fillimi i një projekti të ndryshimit të PD. PD duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë Shqipërinë nesër. Me 13 qershor anëtarët e PD nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri por do të vendosin nëse duan të fitojnë apo duan të humbasin prapë në zgjedhjet e 2025. Mosndryshimi i udhëheqjes së tanishme të PD është rruga e sigurt për një humbje tjetër. Kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë e duhur për ta çuar PD në rrugën e fitores. Edi Rama është politikan i korruptuar dhe antidemokratik. Për ta mundur regjimin e tij, PD dhe Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës krej ndryshe nga ai, të pakorruoptuar, të parroptueshëm, me kurajo dhe gjithëpërfshirës. Me këto vlera ne do të rikthejmë besimin e qytetarëve të PD dhe do ta çojmë atë drejt fitores. Partia jonë ka nevojë të thellë dhe të menjëhershme në mënyrë që ajo të jetë moderne, demokratike dhe meritokratike.
Sipas tij, të qënurit kryetar i PD nuk duhet të jetë vetëm privilegj por edhe përgjegjësi.
Shehaj: Propozoj që në statut të sanksinohet që kryetari i PD duhet të ketë vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet dhe të japë dorëheqje kur humbet zgjedhjet parlamentare duke mos kandiduar më pa asnjë justifikim, pa asnjë përjashtim. PD duhet të bëhet partia e konkurrencës dhe e mundësive për të gjithë. Për këtë propozoj që në statutin e PD të sanksionohet parimi i zgjedhjes së kandidatëve për deputet nga anëtarësia me parimin një anëtar një votë. Kështu do të fuqizojmë anëtarët dhe do të sjellim në drejtim njerëzit më të zotë. Vetëm në këtë mënyrë ne do të tërheqim më shumë njerëz të zotë dhe të ndershëm që duan të japin kontributin e tyre në politikë dhe në PD.
Në garë për kryetarin e PD përveç Shehaj janë kreu aktual Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

