PD ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për zgjedhjet në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2021, 20:31
Partia Demokratike ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS pët zgjedhjet në Gjirokastër, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve.
Lajmin e bëri me dije përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KAS, Marash Logu, me anë të një postimi në twitter.
Padia në Kolegjin Zgjedhor është dorëzuar sot. Logu thotë se "detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi".
Më herët ishte Lëvizja Socialiste për Integrim që bëri me dije se ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor për qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës, duke kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit zgjedhor në këto qarqe.

