Po punohej për parkim nëntokësor, gjenden mure dhe struktura të shek. XVIII në Gjirokastër

Në sheshin "Çerçiz Topulli" në Gjirokastër gjatë punimeve për parkimin nëntokësor, janë zbuluar struktura  të rëndësishme  arkeologjike.

Bëhet fjalë për mure mesjetare dhe paramesjetare, me gjurme të qeramikës e materiale skeletore.

Sipas vlerësimeve paraprake të specialistëve mësohet se këto gjetje i përkasin shekullit të 12-të.

Ndërkohë, për shkak të këtyre zbulimeve janë pezulluar përkohësisht punimet.

Sheshi Cerciz Topulli i është nënshtruar  rikonstruksionit  prej  2 muajsh aty do të ndërtohet një  vendparkimi nëntokësor me  kapacitet prej300 automjetesh.

Javën që vjen pritet vlerësimi për këtë gjetje nga specialitet e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.