Berisha Non Grata/ Gjeta: Vendim politik, SHBA do ta largojë nga politika
Politologu Altin Gjeta, ka komentuar situatën në vend, ku ka folur për 4 kandidatët për kryetar të PD, si dhe shpalljen non-grata të ish-Kryeministrit Sali Berisha nga SHBA.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, më gazetaren, Matilda Mcini, Gjeta shprehet se zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor, ku do të zgjidhet dhe kryetari i Partisë Demokratike, janë një proces i nxituar.
Më tej ai thotë se brenda një kohe kaq të shkurtër kandidatët nuk kanë mundësi që të bëjnë fushatë në kushte të barabarta.
"Mendoj se procesi është i nxituar. Mendoj se PD duhet të merrte më shumë kohë. Së pari të bëhej një analizë më e thelluar e procesit zgjedhor. Duhet të bëhej një analizë e strukturave demokratike, për të kuptuar se PS i fitoi zgjedhjet dhe mandej se nga këtu do dilnin dhe arsyet se pse PD nuk arriti ti fitojë zgjedhjet.
Zgjedhjet në një periudhë kaq të shkurtër, është një akt që tregon pa muturi politike. Kjo periudhë kohore nuk u lejon as kandidatëve, për të bërë fushatë në kushte të barabarta. Mendoj që shqetësimi kryesor i Partisë Demokratike është ruajtja e status kohës, dhe mendoj se kjo nuk është një sinjal pozitiv."
Në lidhje me shpalljen person “non grata” për Sali Berishën nga SHBA, Gjeta thekson se është një vendim politik. Më tej shton se SHBA po përpiqet ta largojë Berishën nga politika.
"Përsa i përket vendimit të DASH për të ndaluar hyrjen e Berishës më SHBA, mendoj se është një akt i rëndë, jo vetëm për Zotin Berisha, por edhe për elitën politike 30-vjeccare që është instaluar që me rënien e komunizmit. Mendoj se arsyet janë të paqarta dhe shumëkush kërkon që të dekretoj arsyet që qëndrojnë pas këtij vendim.
Mendoj se një vendim i tillë ka ardhur jo në vitet e tij në qeverisje , por gjykoj se është bazuar në sjelljen dhe diskursin politik të Berishës pas 2013. Do thoja që është akt politik dhe jo akt drejtësia. SHBA synon që ta largojë Berishën nga politika. Nuk është një akt6 demokratik. "

