Kandidat për kryetar/ Shehaj: I bindur se Basha nuk e çon PD drejt fitores

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj,  shprehet se është i bindur se Lulzim Basha nuk e çon PD drejt fitores.

Në një deklaratë për mediat, Shehaj thekson se nëse duam që Partia Demokratike të fitojë duhet të ndryshojë lidershipi i saj.

"I bindur se Lulzim Basha nuk e çon PD drejt fitores, nuk ka arsye personale mes meje dhe tij. Nëse ne duam që PD të fitoj zgjedhjet dhe të ndryshojë Shqipërinë duhet të ndryshojë lidershipi i PD."- tha ai.