Shehaj: Basha nuk duhet të rikandidonte për kryetar PD. Ja pse humbëm zgjedhjet e 25 prillit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2021, 18:51
Kandidati për kryetar i PD-së , Agron Shehaj, shprehet se Kryetari aktual i PD-së, duhet të jepte dorëheqjen pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit.
Në një deklaratë për mediat, Shehaj është shprehur se Basha nuk duhej të rikandonte sërish për kryetar i PD.
“Basha duhet të jepte dorëhqesjen dhe nuk duhet të rikandodojë. Përgjegjësistë nuk duhen kërkuar për vendimet që janë marrë gjatë fushatës, që shumë gjëra mund të ishte ndryshe por humbja jonë i ka rrënjët në vendimet që janë marrë gjatë 4 viteve të opozitës”, tha Shehaj.
Sipas tij, arsyeja e humbjes së zgjedhjeve, ka qenë djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale.
“Arsyeja e humbjes së zgjedhjeve djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale”, tha Shehaj.


