Protesta kundër abuzimit seksual në Tiranë, kreu i KMSH: I papranueshëm çdo abuzim ndaj gruas
Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu ka reaguar pas protestës në Tiranë për abuzimet seksuale në vend.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thekson se është i papranueshëm çdo abuzim ndaj gruas, duke shtuar se gratë janë gjysma më e mirë e shoqërisë njerëzore.
Ai thotë se rasti i përdhunimit të 15 vjeçares nga Mirdita është tronditës, teksa shton se ngjarje të tilla duhen dënuar.
Postimi i plotë
Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore.
Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.
Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.
Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet.

