Ja çfarë mendon Armina për shpalljen "non grata" të vjehrrit të saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2021, 17:30
Tre ditë më parë, 19 maj DASH shpalli "non grata" ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Prej këtij momenti, familjes Berisha i ndalohet hyrja në SHBA. Duke qenë pjesë e familjes Berisha prej vitesh, një pyetjeje për këtë çështje nuk i shpëtoi as Armina, e cila u pyet nga një fans.
“Tashmë kam mësuar se për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur. Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, ka shkruar ajo në instagram.
