Surpriza/ Edhe Agron Shehaj "rival" i Bashës për postin e kreut të PD-së

Katër demokratë do të garojnë me 13 qershor kundër Lulzim Bashës për t’i marrë drejtimin e Partisë Demokratike, pasi kryetari aktual nuk arriti ta conte selinë blu drejt fitores në zgjedhjet parlamentare.

Surprizë deri më tani është emri i Agron Shehaj, i cili nga zgjedhjet e 25 prillit reultoi deputeti i dytë më i votuar në të gjithë vendin pas kryetarit demokrat.

Në llogarinë e tij në facebook sipërmarrësi vlonjat shpalli kandidaturën e tij me argumentin se PD ka nevojë për drejtim të ri më energji dhe vizion i ri.

"Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.

Unë besoj se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime."

Pas Fatbardh Kadillit dhe Edit Harxhin, Ibsen Elezi ka dorëzuar të shtunën zyrtarisht kandidaturën e tij kundër zyrtar i Lulzim i Bashës për drejtimin e PD. Ish kryetari i PD së Kukës, kërkoi dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit me qëllimin e vetëm për të garantuar barazi në procesin e 13 qershorit.

“Derisa nuk pashë një që ishte tipik me parimet konservatore të djathta vendosa të kandidoj vetë” tha Elezi i cili kërkon që Basha të mos jetë më kryetar deri në zgjedhje brenda PD-se."

Ndërsa ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha është tërhequr nga ky proces, i cili sipas tij fituesi është i paracaktuar.

Pasditen e së dielës pritet të mblidhet kryesia e PD për të zyrtarizuar 5 kanidatët dhe për të përcaktuar rregullat e procesit nga Komisioni Zgjedhor.

Deri tani kanë dorëzuar kërkesën për të marrë pjesë në garën për kreun e PD-së.

1 - Fatbardh Kadilli

2 - Edit Harxhi

3 - Ibsen Elezi

4- Lulzim Basha

Shehaj ka qenë ndër deputetët demokratë më të votuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku ka marrë 13862 vota, krahasuar me 16208 që ka marrë kryetari Lulzim Basha.

Sot në mesnatë përfundon dorëzimi i kandidaturave. 

Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.