Ju Flet Moska - Berisha ka përzgjedhur me shumë dinakëri Francën për padinë ndaj Blinken
"Berisha ka përzgjedhur me shumë dinakëri Francën për padinë ndaj Blinken” ishte tema e kësaj të enjteje në "Ju Flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Kastriot Myftaraj: Lëvizja që ka bërë Sali Berisha duke ngritur një padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi ky e futi emrin e tij në listën e zezë për korrupsion, është një lëvizje që nuk është fare propagandistike, por është një lëvizje e kryer më shumë dinakëri madje nëse ka bërë ndonjë lëvizje që ka bërë Berisha gjatë karrierës së tij si Kryeministër si President që do të lërë gjurmë në arenën ndërkombëtare është kjo lëvizje.
Avokat që ka marrë Berishën përsipër është avokati më i madh i Francës dhe ai nuk merr përsipër gjëra qesharake, se ka një emër ka një karrierë. Avokati ka bërë një llogari dhe vet Sali Berisha ka bërë një llogari dhe kur them llogari arsyetim. Në pamje të parë këta juristët tanë thonë se Gjykata e Parisit s’ka juridiksion Gjykata e Parisit të Gjykojë një vendim të bërë në Amerikë.
Franca është një shtet i madh, një ish-Perandori, është fuqi bërthamore, është një vend që ka madhështi. Pra Franca është shumë e prekur në sedër që vit për vit qeveria Amerika, DASH nxjerr raporte të ndryshme për botën dhe nxjerr dhe një raport vjetor për Francën. Pra Francezët janë shumë të prekur që Amerika i trajton si një vend me mbikëqyrje.
Pra kur Zoti Blinken e quan të drejtë që ta shtrijë sovranitetin amerikan të mbikëqyrë. Pra një shtet sovran diplomatët amerikan mbledhin të dhëna për punët e brendshme të Francës, dhe këto i publikojnë në një raport. Në të njëjtën mënyrë edhe Franca mund të ketë të drejtë të bëjë të njëjtën gjë në SHB. Berisha u kërkoi fakt, si japin fakte, ju këkroi prova sja japin fakte.
Gjykata në Paris është një Gjykatë për kundërvatje, ku Berisha kërkoi që t’i sjellin prova. Ai gjyqtari francez që ka çështjen duhet të mendohet mirë se në lojë është sovraniteti i Francës, se ky Zoti Blinken e shkeli sovranitetin këtë vit dhe do e shkel edhe vitin tjetër. Pra Franca do pohoj se Amerika ka të drejtë të ja shkelë sovranitetin, Franca nuk ka të drejtë, dhe kjo nuk do ishte pranuar kurrë nga Franca. Berisha me shumë zgjuarsi e ka marrë problemin e tij nga SHBA dhe e ka kthyer në një krizë franko-amerikane.
Në rastin më të pakët Berisha mund ta shndërroj Gjykatën e Parisin në një instrument fakt-mbledhës. Berisha do nga Gjykata vetëm këtë mendim: Gjykata i kërkoi prova Blinken ai nuk dha prova, kaq do Sali Berisha. Franca tashmë është vënë në pozitën kur Avni Rustemi u vra në Paris, jo të saktë po nga ana juridike e njëjtë. Edhe në rastin e Berishën Gjykata franceze vihet para alternativës, a ka shteti francez po atë juridiksion që ka dhe SHBA. Pra a ka apo jo marrëdhënie reciproke me SHBA. Kjo është lëvizja e Berishës.


