Ora News siguron videon/ Momenti kur kamarierët dhunojnë me grushte kokës e në bark emigrantin nga Maroku

Ora News siguron videon ku dy kamarierë të një lokali në lagjen 6 në Durrës , dhunojnë me grushte një emigrant maroken, Elmedi Nouak, 27 vjeç.

Në video shihet si njëri nga kamarierët e godet me grushte e në ndihmë i vjen edhe kamarieri tjetër. 

Ditën e sotme, 27-vjeçari denoncoi për dhunë efektivët e Policisë së Durrësit, por kjo u mohua nga kjo e fundit. Policia e Durrësit, e cila përmes një njoftimi zyrtar, sqaroi se marokeni ishte dhunuar nga një kamarier për vetëmbrojtje  pasi kishte shqetësuar klientët në lokal. Sipas policisë, marokeni ishte konfliktuar dhe me mjekë të urgjencës së Durrësit.

Gjithashtu policia theksoi se ka pasur telefonata se 29 vjeçari konfliktohej me kalimtaret në sheshin "PRANVERA".