Basha dorëzon formularin e kandidimit për kryetarin e ri të PD-së

Lulzim Basha ka dorëzuar formularin e kandidimit për kryetarin e ri të PD-së.

Gjatë ditës së sotme kanë dorëzuar formularin e kandidimit për kryetar të PD-së Edit Harxhi, Ibsen Elezi dhe Fatbardh Kadilli.

Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri më 22 maj.

Zgjedhjet për kryetarin e ri do të mbahen në datën 13 qershor.

Nesër në mesnatë përfundon dorëzimi i kandidaturave. Ndërsa të dielën mblidhet kryesia.