Berisha ‘non-grata’/ Hoti: Vendim politik dhe jo juridik, ja kush u bë shtysë që SHBA të merrte këtë vendim
Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare Dritan Hoti, ka komentuar stërvitjen “Defender 2021”, në vendin tonë.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Hori shprehet se kjo tregon rëndësinë që ka Shqipëria në Evropën Juglindore. Më tej ai shton se nga kjo stërvitje Shqipëria ka përfitim strategjik.
“Kjo tregon angazhimin e NATO-së dhe njekohësisht të që quhet një lloj solidariteti në vendet anëtare të NATO-s. Tregon rëndësinë që ka Shqipëria në Evropën Juglindore. Janë njëlloj demostrimi force. Kur ka instalacione ushtarake, për një vend ë vogël siç është Shqipëria, ka gjithmonë përfitime, që lidhen paralelisht me kohëzgjatjen e manovrave ushtarake. Por përfitimi më i madh është përfitimi strategjik dhe ajo që quhet ose ajo qëquhet konfirmim i NATO-së për rëndësinë që ka Shqipëria.
Siguria e Shqipërisë vjen drejtpërdrejt nga NATO, dhe ka një obligim që është sanksionuar në nenin pesë të aleancës. Kjo stërvitje ushtarake shërben për t’i bërë të mundur ushtarakëve shqiptarë të njihen me mënyrat se si veprojnë ushtarakët e vendeve të zhvilluara, për më tepër i vendos në një strategji afrimiteti edhe me ato që quhen risi të teknologjisë ushtarake. Janë edhe disa mesazhe që i lëshojnë njëra-tjetrës përsa i përket teknologjike ushtarake që disponojnë."
Teksa ka komentuar dhe shpallen e ish-Kryeministrit Sali Berisha, “non-grata” nga SHBA, shprehet se është një vendim politik dhe juridik.
Sipas tij Berisha, ka qenë aktiv në pengimin e Reformës në Drejtësi, teksa shton se kjo ka qenë edhe një shtysë për SHBA për të marrë një vendim të tillë.
"Integrimi I Shqipërisë në NATO, përkoi me të qenit i Berishës në krye si Kryeministër. Të gjithë kryeministrat shqiptarë e kanë afishuar si objektiv integrimin e Shqipërisë në NATO por nga ana tjetër nuk ka funksionuar siç duhet normat brenda sistemit politik. Shqipëria nuk ka qenë demokraci e arrirë.
Shqipëria me anëtarësimin në NATO përfitonte në aspektin strategjik, kishte sigurinë kombëtare. Mosfunksionimi institucional i duhur i Shqipërisë, ka penguar edhe në atë që vërshimi i investime që shoqëria jonë do kishte pas shumë avantazhe.
SHBA në momente të caktuara kanë pasur edhe konvertime praktike edhe me lider që kanë qenë jo shumë të frekuentueshëm. SHBA pasi ezaurohet ana praktike gjithmonë ka një finalitet moral. Në funksion të asaj që quhet ecuria e liderit politik ka dhe një vendim. Por në Ballkan ka ndodhur ky rast sepse Berisha është një brez me Millosheviçin. Ky vendim përkundrejt një njeriu që ata e quajnë si njeriu që ka pas një lloj përgjegjësie dhe ka çliruar energji për formësimin e këtij sistemi politik aktual.
Gjykojnë se Berisha ka qenë aktiv në prapaskenë në pengimin e asaj që quhet skemat amerikane që lidhen me reformat në drejtësi. Pra ka qenë aktiv në pengimin e kësaj reforme. Dhe kjo është një shtysë që ndikoi dhe në marrjen e këtij vendimi. Vendimi është diplomatik dhe politik më shumë sesa juridik.
Berisha ka vendosur ta padisë në Francë, pikësëpari është vendim diplomatik dhe ankesa do të bëhet përpara një tribunal koreksional të Parit, i cili ka një perimetër të caktuar me çështjet që gjykon."
Përsa i përket padisë që Berisha ka ngritur ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, shprehet se në territorin amerikan ky vendim nuk qëndron
"Gjykon disa shkelje që kanë dënime prej 3700 euro deri në 10 vite burg, e dyta mbi çfarë bazash juridike do të gjykoj një vendim të sekretarit amerikan të shtetit dhe e treta drejtësia është e ngurtë. A do ishte e gatshme Franca të jepte një vendim përfundimtar ta shpall Blinken si fajtor? Amerikanët nuk do ta merrnin parasysh. E drejta për ta paditur këtë vendim në territorin amerikan nuk qëndron."



