Gjyqtari i Apelit Durrës del para vettingut, "shtëpi me borxhe" dhe makinë 17 mijë euro
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i cilësoi të pajustifikuara burimet financiare të gjyqtarit të apelit Durrës, Desart Avdulaj për blerjen e një shtëpie 169 m katror në kuadër të vettingut.
Sipas gjetjeve të këtij komisioni, gjyqtari e ka blerë këtë pasuri me skemën e huave që i ka marrë familjarëve, por që nuk i justifikojnë paratë e dhëna.
Një apartament 169 m katror me vlerë 101 mijë euro dhe një automjet 17 mijë euro janë pasuritë e gjyqtarit te Apelit të Durrësit, Desart Avdulaj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ngritur dyshime mbi justifikimin e burimeve, por Avdulaj thotë se 31 mijë euro janë kursime personale dhe se ka marrë borxh më shumë se 70 mijë euro të marra nga 4 të afërm.
Sipas hetimeve të kryera nga komisioni, si gjyqtari ashtu dhe të afërmit e tij, nuk e justifikojnë shumën e akumuluar për blerjen e këtij apartamenti.
Këtë të premte, në seancë para KPK, argumentet e Avdylajt nuk kanë bindur as vëzhguesin ndërkombëtar.
Pyetja ishte se si ka mundësi qëe një nga vëllezërit e Avdulajt student në Pragë ka arritur t'i japë 10 mijë euro hua gjyqtarit në Shqipëri?
Si i ka siguruar ky i ri student paratë?
Gjyqtari tha se i vëllai kishte përfituar në projekte, si dhe një hua prej 10 mijë eurosh që ja ka marrë të fejuarës.
KPK ka zbuluar se vëllai në Pragë i kishte vene ne dispozicion një makinë 17 mijë euro të cilën e përdorte gjyqtari për të dalë jashtë shtetit. As ky burim parash nuk është i justifikuar ligjërisht.
Avdulaj tha se automjetin , vëllai , e bleu për familjarët në Tiranë për ta përdorur të gjithë.
Në vitin 2017 gjyqtari ka blere gjithashtu një garazh 10 mijë euro dhe sistem kondicionimi në banesë me vlerë 1.3 mln lekë, para cash te mbajtura ne shtëpi, pa burim te justifikuar sipas KPK.
Po ne këte vit Avdulaj thotë se shleu borxhet; 40 mijë euro dhe 15,000 Paund duke marrë një kredi 60,000 euro.
Nëse këto pasuri janë te ligjshme apo jo, vendimi pritet te jepet më 26 maj.
