Rrëzohet nga biçikleta 10 vjeçari në Maliq, niset me helikopter drejt Tiranës

Një 10-vjeçar në fshatin Leminot, Maliq, është rrëzuar teksa po luante me biçikletë. Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë.

Mësohet se gjendja e tij është tepër e rëndë, dhe i mituri po transportohet drejt Tiranës me helikopter.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 10 vjeccari ka pësuar dëmtime në mushkëri.