Përplasen dy makina në Elbasan, plagoset i riu, niset me urgjencë drejt spitalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2021, 18:42
Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen Brigada e 17 Sulmuese në Elbasan.
Ora News, mëson se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një djalë.
Mësohet se është i riu është transportuar në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Policia ndodhet ne vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

