Si ra në kurthin e policisë pedofili, mendonte se po takonte një 14-vjeçare

Studenti 27-vjeç Minesh Patel është arrestuar në Londër në vendin ku mendonte se do takonte një 14-vjeçare , me të cilën synonte të kryente marrëdhënie intime.

I riu  ka rënë në kurthin e "Guardians of the North" të cilët i ishin prezantuar si një 14-vjeçare duke e joshur dhe ftuar në takim.

Në të vërtetë, 27 vjeçari ishte duke komunikuar me "gjuetarët" e pedofilëve të cilët ishin maskuar si vajzë e mitur.

Patel, nga Harrow, Londër, u arrestua pak më vonë dhe u paraqit dje në Gjykatë.

Ai u deklarua fajtor për përpjekjen për të shkaktuar ose nxitur një fëmijë në aktivitet seksual.

Patel u dënua me 28 muaj burg. Gjykatësi Tom Mitchell, ka shpjeguar se si Kyle Bell, anëtare e këtij grupi kishte hapur një profil të rremë me emrin Lory ku prezantohej si 14-vjeçare.

“I riu i arrestuar e kishte kontaktuar dhe gjatë bisedës përdorte emrin rahulpatel 26 në ueb-faqen meet for you. Pas këtij veprimi i kishte dërguar mesazhe në WhatsApp, duke i kërkuar fotografi.

Ai i kishte folur për puthje dhe marrëdhënie intime, i kishte dërguar edhe vendin e ndodhjes duke i kërkuar që të takohen ballë për ballë. Madje i kishte kërkuar para me qëllim që të mund të udhëtoj deri te ajo me autobus.  "

Si ra në kurthin e policisë pedofili, mendonte se po takonte një

Patel gjithashtu i është nënshtruar një urdhri për parandalimin e dëmit seksual për dhjetë vjet dhe duhet të nënshkruajë listën e shkelësit seksual, shkruan Dailymail.