Covid-19 në Shqipëri/ 35 raste të reja, 1 viktimë dhe 556 të shëruar në 24 orët e fundit
Një viktimë dhe 35 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë 10 raste të reja, duke vijuar me Shkodrën, 5 raste, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar 77 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,425 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (21 Maj 2021)
Raste të reja ditore 35
Të shëruar në 24 orë 556
Të shtruar në spitale 61
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,167
Testime totale 691,876
Raste pozitive 132,153
Raste të shëruara 128,425
Raste Aktive 1,287
Humbje jete 2,441
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 822
Korçë 117
Shkodër 86
Vlorë 55
Elbasan 38
Lezhë 37
Gjirokastër 37
Berat 37
Fier 29
Durrës 16
Kukës 12
Dibër 1

