Përfundon rinumërimi i kutive të Beratit, LSI nuk arrin të marrë mandatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2021, 15:47
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka përfunduar rinumërimin e kutive në qarkun e Beratit.
LSI nuk ka arritur të sigurojë mandatin, por rezultati është ngushtuar me 58 vota.
Në total janë rinumëruar 114 kuti votimi.
Një ditë më parë KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e PD dhe SLI për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Berat.
