Protestë në Porto Romano, banorët: Është bllokuar kanali i ujërave të zeza

Banorët e Porto Romanos në Durrës kanë dalë në protestë pasi ata shprehen se kanalet e ujrave të zeza ua kanë bërë të vështirë jetesën, ndërsa përballen edhe me mungesë investimesh në zona të tjera.

"Shqetësimi jonë është se ne bashkëjetojmë me ujrat e zeza që 10 vjet"

Jetesa është bërë e vështirë, ndaj banorët e lagjes 15 në Porto Romano të Durrësit kanë dalë në protestë.

Thonë se kanali i ujërave të zeza nuk pastrohet asnjëherë.

"Kemi disa vjet që dalim për këtë punë, është bllokuar kanali".

Sipas tyre, kërkesat e bëra në Bashkinë e drejtuar nga Emirjana Sako kanë rënë në vesh të shurdhër.

"Ankesat po bien në vesh të shurdhër, nuk e çan njeri kokën për këtë punë."

Veç kanalit, banorët kanë edhe shqetësime të tjera që i kanë detyruar të protestojnë.

"Ujë, rrugë, kanalet si mos më keq. Kemi 20 vjet këtu."

Janë reth 300 familje që preken nga këto probleme, dhe shprehen se protestat e tyre do të vijojnë deri në zgjidhje të situatës.