Dhuna ndaj marokenit, Policia e Durrësit: 29-vjeçari konfliktohej me kalimtarët, i gjetëm drogë me vete

Policia dhënë detaje në lidhje me lajmin se ndaj një shtetasi maroken është ushtruar nga efektivët.

Blutë, bëjnë me dije se ditën e djeshme, shtetasi maroken i identifikuar si M.N,  ka shqetësuar personelin mjekësor në spitalin e Durrësit. Mësohet se 29 vjeçari, gjatë natës kishte qëndruar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë menjëherë ka mbërritur policia, ku dhe e ka shoqëruar në komisariat.

“Gjatë shoqërimit në komisariat te ky shtetas janë konstatuar shenja dhune dhe nga verifikimet e kryera,  rezultoi se ky shtetas është dhunuar nga shtetasi E. V.,  30 vjeç, banues në Durrës, i cili punon si kamarier në një lokal në lagjen nr 6, Durrës.”-njofton policia e Durrësit.

Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken  kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në  ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar  klientët.

Pasi i ka kërkuar  të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për  vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V.,  duke i shkaktuar dëmtime.

Shtetasi E.V  është  proceduar penalisht  nga ana  e Specialistëve për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës për veprën penale ‘‘Plagosja e lehtë me dashje“.

Policia njofton se gjatë ditës nga qytetarë të ndryshëm është telefonuar  në Sallën Operative të DVP Durrës të cilët kanë njoftuar se një shtetas i huaj  në vendin e quajtur " Sheshi Pranvera" është  konfliktuar me kalimtarë  të rastit.

"Menjëherë ka shkuar Patrulla e Policisë, të  cilët kanë  konstatuar  të njëjtin shtetas maroken  në  gjendje të  dehur dhe gjatë  kontrollit të  tij fizik i gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Shtetasi maroken u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje te lëndëve narkotikeve”.- njofton policia. 

Në vijim të veprimeve grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje filmike.