Të moshuarit në radhë me shpresën se do të sigurojnë dozën e dytë

Edhe këtë të premte një numër i reduktuar personash kanë arritur të marrin dozën e dytë të vaksinës kineze, për shkak të mungesave.

Qytetarët shprehen se janë vënë në dijeni të situatës për mungesën e dozave  te coronavac, por megjithatë janë paraqitur në shesh me shpresën se me pak fat do të mund të vaksinohen.

"Erdhëm të interesohemi, ndoshta edhe mund të ketë," thotë qytetarja.

"Nuk e di , po presim edhe dozat ma merr mendja që s'do jenë aty," thotë qytetarja.

"Kur të vijnë, më duket se nuk kanë mesa kuptova. Por nuk e thonë direkt," thotë qyetatri.

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar  firmosjen e marrëveshjes për  rreth 500 mijë doza të vaksinës kineze javën e ardhshme, doza të cilat pritet të zgjidhin gjithë ngërçin e krijuar.

Ndërsa duke shtuar se shtyrja e afatit nuk përbën shqetësim për shëndetin të moshuarve u kërkohet që të konsultohen me mjekun e familjes para se tu drejtohen qendrave shëndetësore.