Demalia- Gjekmarkajt: Boll! S’ke qenë kundër regjimit komunist, ndërrove xhaketën nga e kuqe në blu
Ilir Demalia, ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili i doli ditën e djeshme në mbrojte Ish-kryeministrit Sali Berisha, i cilu u shpall ‘non-grata’ nga SHBA, duke thënë se DASH duhet të nxjerrë prova.
Demalia, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, krahas së cilës ka publikuar dhe një foto, thotë se familja e Gjekmarkajt ka qenë gjithmonë në krah të Enver Hoxhës, teksa shton se nuk ka qenë kundër regjimit komunist, por ndërroi xhaketën nga e kuqe në blu.
“Gjekmarku, dje, përsëri në dy në dy ekrane lëshojë atë refrenin që lëshon gjithmonë: se ai dhe familja e tij kanë qenë të djathtë, proamerikanë dhe antikomunistë!!! Bash për këtë janë persekutuar shumë keq nga regjimi komunist me burgje interrnime, përgjime dhe vetë Agroni megjithëse ka qenë 10 vjeç. Flet shumë që është dhe nipi i At Zef Pellumbit(?!)
A mundet një familje si kjo e Agronit "kundër" regjimit komunist ta mbaj Enver Hoxha në krahun e djathte kur ka qenë për vizitë nga katundet e Agronit?!!
Boll o Agron, se nuk ke asgjë nga ato që thua, në 90 ti vetë ke qenë kalama. Si duket ky lloj virusi për t'u paraqitur si "antikomunist" sot e keni marrë nga lideri i juaj historik Berisha që ndërrojë xhaketën nga kuq në blu në 1990 me tesër partie në xhep.
E keni marrë nga idhulli juaj që vazhdon e gënjen papushim se ka qenë kundër regjimit komunist është përndjekur dhe persekutuar nga regjimi komunist, kur dhe ky nuk ka asnjë provë por ka prova që ka qenë i privilegjuar si dje dhe sot.
E ke marre edhe ngo kontigjenti i hershëm i bashkëpuntorëve të lezhes si çiftelia e poeti, i gjati etc. Së fundi edhe nga kryetari juaj aktual Luli që shkruan në librin e tij që në moshën 15 vjeçare në 1990 e ndiqte Sigurimi. Ky është një virus i hapur keq në shoqëri por sidomos ke kontigjentet e PD. Por njerëzit normal vetëm se qeshen e tallen me ju.
Në foton poshtë në krah të djathtë të Enver Hoxhës me kostum kombëtar është babai Agron Gjekmarkaj. Foto që e mbanin të varur në murin e shtëpisë dhe e hoqën pas 92. Liri-Demokraci!!!"

