Vrasin, copëtojnë dhe e hedhin në qese plehrash të birin 47 vjeçar, prindërit: E bëmë për çështje nderi, ishte ende i pamartuar

Ish-regjisori i filmit iranian i cili jetonte në në Londër, Babak Khorramdin është vrarë nga prindërit e tij, të cilët pretendojnë se e kanë vrarë për çështje nderi.

Eshtrat e tij janë gjetur të copatuara në qese plehrash.

Sipas raporteve, 47-vjeçari u vra sepse ishte ende i pamartuar, pas një debati me prindërit e tij.

Trupi i regjisorit - i cili është i njohur për krijimin e filmave me metrazh të shkurtër duke përfshirë Crevice dhe Hole - u gjet në qese mbeturinash dhe një valixhe në Ekbatan, në perëndim të Teheranit.

Kreu i Gjykatës Penale të Teheranit, Mohammad Shahriari, tha se babai i Khorramdin, Akbar ka pranuar se e ka goditur  me thikë, duke copëtuar trupin e tij dhe duke hedhur mbetjet e tij në mbeturina.

Të dy prindërit janë arrestuar dhe babai i tij u paraqit në gjykatë të mërkurën, më 19 maj ndërsa po kryhej një hetim.

Është raportuar gjithashtu se policia gjeti prova të vrasjes në shtëpinë e familjes. Agjencia e Lajmeve Rokna raportoi se babai i Khorramdinit tha për krimin: 'Për shkak të mosmarrëveshjeve që kishim, unë e qetësova atë këtë mëngjes  duke i dhënë ilaçe për ta vënë në gjumë, dhe më pas e godita me thikë për vdekje. Pastaj e copëtova trupin e tij dhe e hodha në koshin më të afërt të plehrave në rrugë me gruan time."

Ai tha se pasi vrau djalin e tij, gruaja  e ndihmoi atë të zhvendoste trupin në banjë, ku e prenë në copa dhe e hodhën në një valixhe dhe tre kosha plehrash.

Pasi pranoi vrasjen e Khorramdin, Akbar Khorramdin gjithashtu pranoi se vrau vajzën e tij tre vjet më parë dhe dhëndrin 10 vjet më parë për çështje nderi.

47-vjeçari  ishte diplomuar në Akademinë e Arteve në Teheran në vitin 2009, dhe më pas kishte shkuar në Londër për të vazhduar studimet post diplomike.

Në Londër realizoi filma të metrazhit të shkurtër për përvojën e iranianëve në Perëndim që ishin kryesisht filma autobiografik, raporton metro.uk.