Shembja e banesave ne tregun elektrik
Mëngjesin e kësaj të premteje ka nisur aksioni për shembjen e disa bizneseve dhe ndërtesave në zonën e Tregut elektrik.
IKMT dhe forca policore janë mbledhur për të lëvizur objektet nga rruga.
Pronarët e banesave shprehen se gjithçka po shkatërrohet vetëm me anë të një njoftimi ,dhe në mungesë të një dokumenti zyrtar.
"I kërkova dokumentacionin i thashë të paktën të vijnë me një vendim për ta prishur. Të na japin dokumentacionin përkatës, ne jemi në me ndërtim me leje."
Ata nuk janë kundra zhvillimit të projektit për rehabilitimin e zonës,por kërkojnë dëmshpërblimin që iu takon dhe një reagim nga ana e bashkisë.
"Ne jemi pro zbatimit, por të bëhen çdo gjë e ligjshme."
Shembja e banesave në këtë zonë ka nisur prej kohësh në shërbim të projektit për krijimin e hapësirave të gjelbërta për qytetarët.

