Klosi jep lajmin e mirë, shqiptarët do të lëvizin lirisht drejt Greqisë

Lajme të mira vijnë nga shteti fqinj Greqia për qytetarët shqiptarë që do të duan të udhëtojnë drejt saj.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, thotë se ka marrë garancinë nga homologu i tij grek, Haris Theocharis, për lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anti-Covid

Kjo, për t'i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbjes së turizmit.

Ndërkohë pika kufitare e Kapshticës mbetet e mbyllur deri në 24 maj.

Lëvizjet e kufizuara vijojnë të kryhen vetëm përmes Kakavijës në orarin 07:00 me 19:00.

Në këtë hark kohor lehohen të kalojnë vetëm 400 persona në ditë dhe këtë të drejtë e kanë vetëm ata që kanë leje qëndrimi apo nënshtetësi greke.