Një arkitekt nga Fieri në krye të Kadastrës së Shkodrës
Nga Bepin Kolvataj Përditësimi i fundit 21 Maj 2021, 15:05
Arkitekti, Flladi Dano, nga Fieri është emëruar në krye të Kadastrës së Shkodrës.
Emërimi vjen pas largimit të Genc Berhanit, i cili mbajti këtë detyrë prej nëntorit të vitit të kaluar.
Janë të paqarta arsyet që sollen largimin e Berhanit, ndërsa socialistet vijojnë t'u sjellin të emëruar jabanxhinj institucioneve të Shkodrës.
Ky nuk është rasti i parë që drejtues të drejtorive të rëndësishme vijnë nga qytete të tjera, duke mos u preferuar emra nga radhët e PS në Shkodër.
Madje përpara zgjedhjeve socialistët e Shkodrës e patën një ndër kritikat kryesore këtë fakt.

