Vijon numërimi i kutive të Beratit, por rezultati duket larg pritshmërive të LSI për marrjen e mandatit
Kanë mbetur vetëm 20 kuti të pahapura nga 114 kuti të qarkut të Beratit deri tani rezultati është larg pritshmërive të LSI-së për të marrë një mandat deputeti.
Për të marrë mandatin dhe për ti hequr PS-së mandatin e pestë.
Diferenca mes PS e LSI-së është 68 vota.
“Duket e pamundur të kemi një ndryshim” tha gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi, e cila po ndjek nga afër procesin.
Anëtari i KAS, Koli Bele në një intervistë për Ora News tha se janë numëruar mbi 2/3 e kutive.
"Nuk ka sjellë të papritura as në termat e rezultatit. Procesi në KZAZ dhe rezultatet e tij ka qenë normale. Shohim gabime njerëzore por në tërësi ka qenë një proces brenda normalitetit. Në përgjithësi komisionerët e kanë bërë mirë punën e tyre.”
Megjithatë mbetet të pritet rezultati përfundimtare me hapjen e të gjitha kutive.
